Tresoldi, “milanisti” që gjunjëzoi Interin me tripletë në “San Siro”
Nicolò Tresoldi ishte protagonist i një paraqitjeje të jashtëzakonshme në përballjen Inter–Club Brugge, duke realizuar tre gola që konfirmojnë potencialin e sulmuesit 22-vjeçar, i cili është në qendër të vëmendjes së kombëtares italiane dhe asaj gjermane.
Por përtej suksesit në fushë, vëmendjen e ka tërhequr edhe një detaj interesant: Tresoldi është tifoz i madh i Milanit. Për sulmuesin e lindur në vitin 2004, sfida në San Siro kishte një domethënie të veçantë.
“Për mua është derbi. Gjithmonë kam ëndërruar të luaj në San Siro. Të përballem me Interin si tifoz i Milanit është edhe më bukur”, deklaroi ai para ndeshjes për Sky Sport.
Edhe babai i tij, Emanuele Tresoldi, ish-mbrojtës i Atalantës, ka konfirmuar se ëndrra e të birit është të veshë fanellën kuqezi të Milanit.
Ndërkohë, e ardhmja ndërkombëtare e sulmuesit mbetet e hapur. I lindur në Cagliari dhe i transferuar në Gjermani në moshën 13-vjeçare, Tresoldi ka regjistruar 26 paraqitje dhe 16 gola me Gjermaninë U21.
Ai ka konfirmuar se ka biseduar me Jürgen Klopp, Roberto Mancinin dhe federatat përkatëse, por për momentin është i përqendruar te Gjermania U21 dhe objektivi për të fituar Kampionatin Evropian.

