Vendi
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 54-vjeçari

Një 54-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja është regjistruar më 14 tetor, rreth orës 06:50, në rrugën “Josif Pashko”.
Reklamë
I plagosuri, shtetasi me inicialet G. A., është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikuar dhe kapur autorin, si dhe për të dokumentuar plotësisht rastin.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




