Mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, e planifikuar të zhvillohej këtë të mërkurë në Pallatin e Brigadave është anuluar.
Takimi ishte thirrur nga kryeministri Edi Rama në orën 12:00 dhe pritej të mblidhte deputetët socialistë dhe ministrat e kabinetit qeveritar.
Sipas axhendës në fokus të diskutimeve do të ishin dy çështje “Prania Besnike” dhe “Pasqyra Albania”.
Mbledhja ishte parashikuar të niste me fjalën e kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dhe më pas me atë të kryeministrit Edi Rama.