Qëllohet me armë zjarri 54-vjeçari në Tiranë
Një 54-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë në rrugën “Josif Pashko” në Tiranë. Policia bën me dije se i plagosuri është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital rreth orës 06:50 të mëngjesit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
“Më datë 14.10.2026, rreth orës 06:50, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi G. A., rreth 54 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrugën “Josif Pashko”. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

