Avokati Altin Goxhaj ka reaguar pas lirimit nga Komisariati Nr. 1, duke ngritur akuza për shoqërimin e tij dhe duke pretenduar se gjatë qëndrimit në polici është karikuar telefoni i tij celular. Në një postim në rrjetet sociale, ai përmend edhe Endri Fugën, duke pretenduar se synimi ishte marrja e fjalëkalimeve të llogarive të tij në rrjetet sociale.
Në reagimin e tij, Avokati Goxhaj shkruan se telefonin e kishte lënë me 20% bateri kur, sipas tij, iu mor një ditë më parë, ndërsa pas lirimit e gjeti me 70% karikim.
Megjithatë, ai pretendon se nga çanta i mungonte seti i karikimit të celularit.
Goxhaj pretendon se arrestimi erdhi pasi filmoi një situatë ku, sipas tij, një i riu po dhunohej. Ai shprehet gjithashtu se mbajtja e tij në komisariat deri në mëngjes, pavarësisht se procedurat e arrestimit ishin kryer në mesnatë, lidhej me një përpjekje të pretenduar për të marrë fjalëkalimet e llogarive të tij në rrjetet sociale.
Reagimi i Altin Goxhajt
Mirmëngjes. Sapo më liruan nga Komisariati Nr 1 dhe konstatova që celulari im ishte 70% i karikaruar (nga Endri Fuga ) e kisha lënë më 20% kur ma rrëmbyen dje, dhe në çantë mungonte seti i karikimit! Bilanci i sulmit të mbrëmjes në këtë vend ishte syzet optike dhe maska të humbura 😀 Siç e keni në video live e djeshme shkaku i arrestimit ishte filmimi parandalues i dhunimit që po i bëhej një djali të ri, ndërsa shkaku i karikimit të celularit ishte Endri Fuga dhe kjo ishte arsyeja që edhe pse veprimet proçeduriale të arrestimit tim u kryen në mesnatë mua më mbajtën deri tani që të kishte kohë Fuga të përpiqej me çufot të merrnin paswordet e rrjeteve sociale.
P.s. Fuge, ke harru të më leje në çantë setin e karikimit të celularit!!!













