Kryeministri Edi Rama, ka anuluar mbledhjen e grupit të zgjeruar të Partisë Socialiste, që ishte planifikuar të mbahej ditën e sotme në Pallatin e Brigadave.
Mbledhja ishte parashikuar që të niste në mesditë, ndërsa do të diskutohej mbi praninë besnike dhe platformën “Pasqyra e Shqipërisë”.
Të lidhura
None found
Vendimi vjen ndërsa Tirana ditën e djeshme ishte për rreth 9 orë nën pushtetin e protestuesve. Revolta u karakterizua nga dhuna, përplasjet me policinë dhe shoqërime të shumta nga ana e bluve.
“Kur ngrihet rinia, dridhet qeveria”, “Rroftë rinia e lirë”, “Zoti është me studentët”, “I duam tarifat sa Erion Braçe”, “O shqiptarë, Rama ju pa shtrremt”, “5 vite shkollë pa garanci”, “ Të studiosh apo të mbijetosh”, ishin disa nga pankartat dhe thirrjet e ditës së djeshme.
Agjenda që ishte parashikuar për mbledhjen:
12:30 – Hapja e Mbledhjes
Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.
Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.
Raportime
Raportim mbi ecurinë e PRANISË BESNIKE.
Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
Prezantimi i PASQYRA ALBANIA.
Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës
Konkluzione
Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.
Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.







