• Kontakt
Wednesday, October 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vatikani: Papa Leo iu nënshtrua operacionit pas diagnostikimit me kancer në mushkëri

09:31 : 14/10/2026
në BOTA

Papa Leoni XIV është diagnostikuar me kancer në mushkëri, por i është nënshtruar me sukses një operacioni për heqjen e pjesës së poshtme të mushkërisë së djathtë, njoftoi Vatikani.

Papa 71-vjeçar iu nënshtrua të martën një operacioni 90-minutësh në Spitalin Gemelli të Romës.

Pas ndërhyrjes, ai u diagnostikua me adenokarcinomë të mushkërisë – një lloj kanceri.

“Operacioni ishte i suksesshëm dhe nuk kishte komplikime”, njoftoi Vatikani.

Lexo edhe:

Shpërdanin drogë pranë shkollave, detaje nga operacioni në Tiranë: Si vepronin 8 grupet dhe bashkëpunimi mes tyre!

SPAK aksioni në Shkodër/ Në pranga Bledar Cafi, në kërkim Indrit Dokle

“Pas operacionit, Papa u zgjua normalisht dhe, pas një periudhe të shkurtër vëzhgimi, u kthye në dhomën e tij”, thuhet më tej në njoftim.

Masa në mushkëri ishte zbuluar fillimisht gjatë “kontrolleve rutinore”.

Papa pritet të qëndrojë në spital për rreth një javë.

Një burim nga Vatikani i tha agjencisë franceze të lajmeve, AFP, se Papa do t’u nënshtrohet analizave të mëtejshme për të përcaktuar nëse ka shenja që kanceri është përhapur edhe në pjesë të tjera të trupit.

Ishte vetë Papa Leoni XIV ai që të dielën njoftoi publikisht se do t’i nënshtrohej një operacioni, gjatë një fjalimi nga ballkoni në Sheshin e Shën Pjetrit.

Ai tha se masa e zbuluar në mushkërinë e tij ishte “e lokalizuar” dhe ishte identifikuar “në një fazë shumë të hershme”, por se mjekët i kishin rekomanduar heqjen e saj.

Nyjat ose masat e vogla që shfaqen në mushkëri, janë të zakonshme dhe jo domosdoshmërisht kanceroze.

Megjithatë, pas ekzaminimit të masës së hequr, ekipi mjekësor konfirmoi se bëhej fjalë për adenokarcinomë të mushkërisë, “siç dyshohej edhe nga analizat e kryera para operacionit”, njoftoi Vatikani.

Vatikani shtoi se Papa, i cili përgjithësisht konsiderohet në gjendje të mirë fizike, nuk kishte shfaqur simptoma infeksioni apo sëmundjeje.

Pavarësisht këtyre deklaratave, lajmi tronditi katolikët në mbarë botën.

“A jam i shqetësuar? Po, sepse sigurisht që nuk prisja diçka të tillë”, u tha gazetarëve sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin.

Ai tha se lajmi kishte ardhur “si rrufe në qiell të hapur”, por shtoi se kardinalëve u kishte lënë përshtypje qetësia e Papës dhe se ata kishin besim në shërimin e tij.

Papa Leoni XIV, i lindur me emrin Robert Francis Prevost në Çikago të Shteteve të Bashkuara, u zgjodh në krye të Kishës Katolike në maj të vitit 2025, pas vdekjes së Papa Françeskut.

Ai u bë Papa i parë amerikan në histori dhe udhëheqësi i 267-të i Kishës Katolike.

Etiketa: operacionPapa LeoVatikani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpërdanin drogë pranë shkollave, detaje nga operacioni në Tiranë: Si vepronin 8 grupet dhe bashkëpunimi mes tyre!

10:27 : 28/09/2026
AKTUALITET

SPAK aksioni në Shkodër/ Në pranga Bledar Cafi, në kërkim Indrit Dokle

10:52 : 26/09/2026
AKTUALITET

SPAK: Masë arresti për kreun e SHISH, Vlora Hyseni dhe dy të tjerë, kontrolle për Prodën

13:59 : 22/09/2026
AKTUALITET

FOTOT/ Zyrtari i policisë dhe biznesmeni nga Durrësi, kush janë dy të arrestuarit gjatë aksionit të SPAK

11:33 : 22/09/2026
AKTUALITET

Operacion antidrogë në Korçë/ Një i arrestuar, sekuestrohen kokainë, armë dhe para  

20:48 : 21/08/2026
AKTUALITET

SKANDAL/ Për të mbrojtur veten, Spitali i Durrësit ekspozon pacientin. Publikon se është me HIV dhe përdorues heroine

21:46 : 29/07/2026

TË GJITHA

Vatikani: Papa Leo iu nënshtrua operacionit pas diagnostikimit me kancer në mushkëri

09:31 : 14/10/2026

Protesta/ SafeJournalists dënon dhunën ndaj gazetarëve: Shqetësime për përdorimin e tepruar të forcës nga Policia

09:24 : 14/10/2026

Sindikata e Universiteteve: Zëri i studentëve duhet të dëgjohet, dhuna ndaj tyre e papranueshme

09:14 : 14/10/2026

Plagoset me armë zjarri një 54-vjeçar në Tiranë

09:10 : 14/10/2026

Ishte parashikuar për sot, anulohet mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të PS

08:50 : 14/10/2026

Këmbimi valutor 14 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:33 : 14/10/2026

Lirohen nga komisariati nr.2 protestuesit e arrestuar

08:29 : 14/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com