Barcelona arriti një fitore bindëse 4-1 në transfertë ndaj Galatasarayn, edhe pse e nisi ndeshjen me disavantazh 1-0. Lamine Yamal, 19-vjeçari spanjoll, ishte përsëri në formë për ekipin katalanas.
Talenti i ri regjistroi dy asistime dhe në fund u shpall “Lojtari i Ndeshjes”.
Të lidhura
None found
Pas takimit, Yamal nuk u tregua aspak modest. I pyetur nëse Barcelona mund ta fitojë tripletën këtë sezon, duke pasur parasysh nisjen e shkëlqyer, ai e cilësoi ekipin e tij si më të mirin në botë dhe tha se ata mund ta arrijnë këtë sukses. “Gjithmonë. Ne jemi Barcelona, ne jemi skuadra më e mirë në botë”, u përgjigj ai për CBS Sports.
Barcelona do të rikthehet në aksion në La Liga këtë fundjavë, kur do të përballet me Real Betisin jashtë fushe.





