Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosova po humb nga Austria

Kosova

Futbollistet e Përfaqësueses së Kosovës janë duke humbur nga Austria.

Pjesa e parë e ndeshjes kthyese të raundit të parë të plejofit kualifikues për Botërorin 2027 ndërmjet Austrisë dhe Kosovës ka përfunduar 1:0 në të mirë të austriakeve.

Marie Hobinger e shënoi golin e vetëm në pjesën e parë.

Ndeshjen e parë të plejofit “Dardanet” e humbën të premten e kaluar në Prishtinë me rezultat 2:1.

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botërorin 2027

13 o. më parë / 13 tet 2026 19:57
Kosova

Futbollistet e Kosovës kanë pësuar humbje të thelle nga Austria në Vjenë.
“Dardanet” të martën mbrëma humbën 4:0 nga Austria, në ndeshjen kthyese të raundit të parë kualifikues për Botërorin 2027.
Ndeshjen e parë të plejofit Kosova e humbën të premten e kaluar në Prishtinë me rezultat 2:1.
Në ndeshjen në Vjenë, Kosova pranoi një gol në pjesën e parë.
Golin e epërsisë e shënoi Marie Hobinger në minutën e shtatë.
Ndërkohë, tri golat tjerë, Austria i shënoi në pjesën e dytë.
Golin për 2:0 e shënoi Sarah Puntigam në minutën e 65-të.
Katër minuta pa përfunduar ndeshja, austriaket shënuan edhe një gol. Për 3:0 shënoi Nicole Ojukëu, ndërsa për 4:0 në minutën e 90-të shënoi Eileen Campbell.
Për Kosovën ishte hera e parë që u paraqit në plejofin për kualifikim në ngjarjen globale të futbollit. Si e para e Grupit C2, Kosova siguroi avancimin në Ligën B për kampanjën e ardhshme, e po ashtu edhe plejofin për Botërorin në Brazil.