Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u ka bërë thirrje prindërve që të sigurohen që fëmijët e tyre të vaksionohen për mbrojtje nga fruthi.
Vitia në një video-adresim në Facebook ka thënë se fruthi është rikthyer dhe se kjo situatë kërkon vëmendje, përgjegjësi dhe angazhim të përbashkët për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme.
“Të dashur prindër, fruthi është rikthyer në vendin tonë, sëmundje që mund të shkaktojë komplikime dhe shumë telashe shëndetësore. Kjo situatë kërkon vëmendjen, përgjegjësinë dhe angazhimin e përbashkët të të gjithëve për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të kësaj sëmundjeje, lehtë të parandalueshme me vaksinim të rregullt, siç e kemi bërë me gjenerata. Institucionet tona shëndetësore tash e sa muaj janë duke monitoruar nga afër situatën epidemiologjike. Po ashtu po merren të gjitha masat e nevojshme duke u kujdesur për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, e veçanërisht të fëmijëve tanë. Vaksinimi është mënyra më e sigurt dhe më efektive për mbrojtjen nga fruthi. Prandaj, të dashur prindër, ju lutem që të kontrolloni statusin e vaksinimit të fëmijëve tanë dhe të sigurohemi që ata të jenë të vaksinuar”, ka thënë Vitia.
Në përditësimin e fundit të bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është thënë se nga 16 prilli deri më 11 tetor janë regjistruar 203 raste me fruth, ndërsa prej tyre 17 janë regjistruar gjatë javës së fundit. Në njoftimin e Institutit është thënë se 95 për qind e rasteve me fruth janë regjistruar te personat e pavaksinuar.
-
“Mënyra më efektive për parandalim”, për 8 muaj vaksinohen mbi 8 mijë fëmijë kundër fruthit
-
17 raste të reja me fruth vetëm javën e fundit
-
Shtatë raste të reja me fruth në Kosovë
-
10 raste të reja me fruth, numri i rasteve kalon dyfishin e rasteve të vitit të kaluar
-
Për pesë muaj, rastet me fruth në Kosovë kalojnë dyfishin e vitit të kaluar