Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se SHBA-ja vazhdon të ndajë informacione të inteligjencës me Ukrainën, raporton “BBC”.
Trump iu përgjigj një gazetari ndërsa po nisej për në një tubim në Alaskë.
“Jo nuk e kemi ndërprerë. Ne po i ndihmojmë dhe po ndajmë informacione të inteligjencës me ta”, tha Trump.
Ai insistoi se po dëshiron të mbarojë lufta në Ukrainë.
“Prandaj, po punojmë me ta dhe me Rusinë për t’i dhënë fund luftës”, ka deklaruar Trump.
Të premten presidenti amerikan njoftoi se presidenti rus Vladimir Putin ishte pajtuar të liroheshin menjëherë 300 mijë tonë naftë dizel, për t‘u hedhur në “tregun amerikan dhe atë global”.
Edhe
Trump: Është koha që Ukraina të ketë një president të ri
Trumpi u pyet për shqetësimet e disa republikanëve se Rusia do t’i përdorte të ardhurat nga marrëveshja për të “blerë bomba” dhe për ta vazhduar luftën në Ukrainë.
“Askush nuk më ka thënë asgjë”, u përgjigj ai. “Kjo është një marrëveshje për naftën dizel, e cila do të hidhet në tregun botëror, sepse tregu botëror është përballur me çmime të larta”.
-
Trumpi takon Zelenskyn, thotë se do të arrihet marrëveshje për fundin e luftës
-
Trumpi thotë se është arritur “armëpushim energjetik” mes Rusisë dhe Ukrainës
-
Trump: Ka ardhur koha që Ukraina ta zgjedhë një president të ri
-
Pas marrëveshjes me Putinin, Trumpi njofton se çmimi i dizelit do të bjerë shpejt