Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Xhiroja e dytë e Championsit

Champions

Atletico triumfon ndaj Man. Utd

10 o. më parë / 13 tet 2026 23:16
Atletico

Atletico Madridi ka triumfuar 2:0 në shtëpi ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së ligës të Ligës së Kampionëve. 

Pablo Barrios (1’) dhe Ademola Lookman (79’) realizuan golat për Atleticon. 

Për skuadrën madrilene ishin pikët e para të fituara në këtë edicion të Championsit. Unitedi po ashtu ka një fitore e një humbje. 
 

Interi pëson humbje shokuese nga Brugge

10 o. më parë / 13 tet 2026 23:03
Brugge

Photo: Associated Press

Interi ka pësuar disfatë 4:3 në shtëpi nga Club Brugge të martën mbrëma, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë përfundoi baras, 1:1. Por në fund skuadra belge e festoi fitoren e madhe.
Nicolo Tresoldi shënoi “hat-trick”, ndërsa golin e katërt e shënoi Remeo Vermant.

Lautaro Martinez i shënoi dy gola për Interin, ndërsa Bonny golin e tretë. Ishte befasia e mbrëmjes të së martës në Ligën e Kampionëve.

Shqiptari Gruda ia siguron fitoren Leipzigun

10 o. më parë / 13 tet 2026 23:02
Brajan Gruda

Photo: Associated Press

Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, e ka shënuar golin e fitores 1:0 për Leipzigun kundër PSV-së të martën mbrëma.

Gruda që ishte prej më të mirëve në fushë, golin e fitores 1:0 e shënoi në minutën e 75-të.

Ndeshja u zhvillua në Leipzig dhe i takoi xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Vikingu fiton një pikë të madhe ndaj Bayernit

10 o. më parë / 13 tet 2026 23:00
Viking

Skuadra norvegjeze, Viking, e ka fituar një pikë të madhe ndaj Bayernit.

Ndeshja e luajtur të martën përfundoi baras 3:3.

Gianni Stensness, Peter Christiansen dhe Herman Haugen shënuan golat për vendësit, kurse te Bayerni Harry Kane i shënoi dy gola, ndërsa një gol e shënoi Luis Diaz.

Ishte ndeshja e dytë e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Arsenalit i mjaftoi pjesa e dytë, mposht bindshëm Lillen

10 o. më parë / 13 tet 2026 22:56
Arsenal

Arsenali nuk shënoi asnjë gol në pjesën e parë kundër Lille. Por në pjesën e dytë kampioni i Anglisë i shënoi tre gola për fitoren 3:0 ndaj francezëve.

Ndeshja e luajtur të martën mbrëma i takoi xhiros së dytë të fazës së ligës në Champions.

Jurriën Tmber në minutën e 64-t kaloi anglezët në epërsi, ndërsa për 2:0 në minutën e 67-të shënoi Eberechi Eze.

Bukayo Saka e shënoi golin e tretë për Arsenalin në minutën e 71-të.

Barcelona e mposht thellë Galatasarayn

10 o. më parë / 13 tet 2026 22:56
Barcelona

Pjesa e parë e ndeshjes në Stamboll ndërmjet Galatasarayt dhe Barcelonës përfundoi baras 1:1. Madje, ishin turqit që kaluan në epërsi në minutën e 28-të me gol të Aleksey Batrakovit. Joao Cancelo barazoi rezultatin në minutën e 43-të, ndërsa në pjesën e dytë, gjiganti spanjoll i shënoi tri gola për fitoren e thellë 4:1, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në Champions.

Fermin Lopez shënoi golin e dytë në minutën e 50-të, Anthony Gordon tre minuta më vonë për 3:1 dhe Karim Adeyemi për 4:1 në minutën e 65-të.

Goli i Rrahmanit nuk mjafton, Napoli mposhtet

10 o. më parë / 13 tet 2026 22:54
Amir Rrahmani

Mbrojtësi Amir Rrahmani e kaloi Napolin në epërsi 1:0 me golin e shënuar në minutën e tetë. Por goli i Rrahmanit nuk i mjaftoi italianëve. 

Skuadra spanjolle, Villarreal e fitoi të martën 3:1 ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Pjesën e parë spanjollët e mbyllën me epërsi 2:1 pas golave në minutat 23 dhe 26.
Për 3:1 Villarreali shënoi në minutën e 86-të.

Martinez shënon tjetër gol për Interin

11 o. më parë / 13 tet 2026 22:44
Lautaro Martinez

Lautaro Martinez e ka shënuar edhe golin e dytë për Interin ndaj Club Brugget.

Martinez e shënoi golin në minutën e 81-të, por Interi është duke pësuar 3:2. Ndeshja i takon xhiros së dytë të Championsit. 
 

Atletico e shënon edhe golin e dytë

11 o. më parë / 13 tet 2026 22:42
Atletico Madrid

Photo: Associated Press

Pak minuta pasi Manchester United mbeti me një lojtarë më pak në fushë, Atletico shënoi golin e dytë nëpërmjet Ademola Lookman.

Sulmuesi Lokman e shënoi golin për 2:0 në minutën e 79-të.

Interi e pëson edhe golin e tretë

11 o. më parë / 13 tet 2026 22:39
Nicolo Tresoldi

Photo: Associated Press

Interi e ka pësuar edhe golin e tretë ndaj Club Brugge. 

Nicolo Tresoldi në minutnë e 74-t kompletoi “hat-trickun” për rezultatin 3:1.

Shqiptari Gruda shënon supergol për Leipzigun

11 o. më parë / 13 tet 2026 22:37
Gruda

Photo: Associated Press

Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, e ka shënuar golin e epërsisë për Leipzigun kundër PSV-së. 

Gruda që është prej më të mirëve në fushë, golin për 1:0 e shënoi në minutën e 75-të.

Bayerni në epërsi

11 o. më parë / 13 tet 2026 22:36
Luis Diaz

Bayerni ka kaluar në epërsi ndaj Vikingut. 

Për 3:2 golin e shënoi Luis Diaz në minutën e 71-të.
 

Arsenal - Lille, 3:0

11 o. më parë / 13 tet 2026 22:30
Bukayo Saka

Bukayo Saka (71') e ka shënuar golin e tretë për Arsenalin ndaj Lilles. Arsenli po udhëheq 3:0. 
 

Barcelona nuk ndalet, shënon golin e katërt në Stamboll

11 o. më parë / 13 tet 2026 22:29
Adeyemi

Photo: Associated Press

Karim Adeyemi (65') e ka shënuar golin e katërt për Barcelonën në ndeshjen ndaj Galatasarayt. Barça po fiton 4:1 në Stamboll në xhiron e dytë të Championsit. 

Arsenali shënon dy gola të shpejtë

11 o. më parë / 13 tet 2026 22:26
Arsenal

Kampioni i Anglisë, Arsenali, ka shënuar dy gola të shpejtë.

Jurriën Tmber në minutën e 64-t kaloi anglezët në epërsi, ndërsa për 2:0 në minutën e 67-të shënoi Eberechi Eze.

Interi sërish pëson gol

11 o. më parë / 13 tet 2026 22:25
Nicolo Tresoldi

63’ - Interi e ka pësuar golin e dytë nga Club Brugge. Edhe golin e dytë për belgët e shënoi Nicolo Tresoldi.

Bayerni e barazon rezultatin

11 o. më parë / 13 tet 2026 22:21
Harry Kane

Harry Kane e ka shënuar edhe golin e dytë për rezultatin 2:2 ndaj Vikingut.

Tjetër gol nga Barcelona

11 o. më parë / 13 tet 2026 22:16
Barcelona

Barcelona e ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Galatasarayt.

Anthony Gordon shënoi golin për 3:1.

Sërish asistues ishte Lamine Yamal.

Bayerni ngushton epërsinë e norvegjezëve

11 o. më parë / 13 tet 2026 22:15
Harry Kane

Harry Kane ka shënuar gol për Bayernin. 

Ai shënoi nga penalltia në minutën e 54-t për ta ngushtuar epërsinë e norvegjezëve në 2:1.

Shënohet tjetër gol në Stamboll

11 o. më parë / 13 tet 2026 22:13
Barcelona

Barcelona ka kaluar në epërsi 2:1 ndaj Galatasarayt. 

Fermin Lopez shënoi golin me asistim të Lamine Yamal.

VIDEO: