Një ditë pas protestës së studentëve që u shoqërua me dhunë policore, nxënësit e shkollës Partizani kanë bojkotuar mësimin.
Në protestën e djeshme që zgjati mbi 8 orë, studentët u përplasën me policinë, e cila nuk u kursye, duke dhunuar mizorisht disa prej tyre, ndërsa një të riu iu thye këmba nga dhuna.
Ndërkohë, sot në shenjë proteste gjimnazistë kanë refuzuar që të futen në mësim, ndërsa kanë qëndruar në oborrin e shkollës.
Sot është njoftuar në orën 14:00 një tjetër protestë nga studentët.














