Gjenden mbetje mortore në Zhabar të Mitrovicës, dyshohet se i përkasin viktimave të luftës në Kosovë

14 Tetor 2026 | 09:48

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Zhabar të Mitrovicës janë gjetur mbetje eshtërore të një personi që dyshohet se i përkasin luftës në Kosovë.

Siç bëhet e ditur në njoftim, mbetjet janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedurat e tjera.

“Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, me datën 13.10.2026, kanë realizuar ekzekutimin e Urdhëresës të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special për Zhvarrosje, Autopsi dhe Identifikim në varrezat e fshatit Shipol të Komunës së Mitrovicës, ku kanë hasur në mbetje eshtërore të njeriut që dyshohen që i përkasin viktimës mashkull kosovar. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidentja viziton familjen e Jakup Krasniqit, mban në prehër Gegën, nipin e ish-drejtuesit të UÇK-së

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka vizituar familjen e Jakup Krasniqit, ish-kryeparlamentarit dhe njërit prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili është dënuar...
16:49 | 13/10/2026

Policia gjen armë dhe municione të ndryshme në dy lokacione në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy lokacione të ndara në veri të vendit ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të municionit....
16:36 | 13/10/2026

Erdogan uron presidenten Justina Shiroka-Pula: Bashkëpunimi me Kosovën do të vazhdojë të zhvillohet

Bashkëpunimi shumëdimensional me Kosovën do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen ka deklaruar presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në letrën e tij të...
14:27 | 13/10/2026