Tregolësh….derbi në San Siro për Nicolo Tresoldi. Tre gola jo dosido në ndeshjen mes Interit dhe Club Brugge për sulmuesin 22 vjeçar për të cilin ka nisur një betejë kombëtarja italiane dhe ajo gjermane. Ku është kurioziteti? Tresoldi është shumë tifoz i Milanit, gjë që ai nuk e ka mohuar kurrë, përkundrazi e theksoi edhe përpara sfidës për Sky Sport.

‘Për mua është si një derbi, gjithnjë ka qenë ëndrra ime të luaj në San Siro, të luaj kundër Interit për mua që jam milanist, është akoma më mirë, është një ëndërr, shpresoj t’i shijoj këto 90 minuta dhe të argëtohem sa më shumë të jetë e mundur-ishin fjalët e Tresoldit që në fakt u argëtua realisht në fushën e lojës me 3 golat e shënuar ndaj zikaltërve.

Ndërkaq, babai i futbollistit, Emanuele, ish mbrojtës i Atalantës shpjegoi lidhjen e të birit me kuqezinjtë.

‘A do të luajë ndonjëherë në Serie A? Ndoshta po. Ëndrra e tij është të veshë fanellën e Milanit-tha ai-po e kërkoi Interi? Nuk jam i sigurt se do të pranonte. Shpirti i tifozit do të prevalonte’

In mattinata, era invece stato il padre Emanuele, ex difensore dell’Atalanta, a spiegare il legame tra il figlio e i rossoneri: Nicolo Tresoldi foli përsëri për Sky Sport në fund të ndeshjes. 

‘Kam marrë shumë mesazhe nga tifozë milanistë përpara ndeshjes, jam i lumtur për Brugge dhe për futbollin belg, për mua ishte si një derbi-tha Tresoldi-luanim kundër skuadrës më të fortë në Itali dhe një ndër më të fortave në botë-tha Tresoldi-kombëtarja Italiane? Po flitet shumë dhe po thuhen gjëra jo të vërteta. Kam folur me Klopp dhe Mancinin dhe me dy federatat dhe iu thashë sesi e shihja këtë situatë. Jam lindur e rritur në Itali, të shohim. Jam i kënaqur për rrugëtimin që po bëj me Gjermaninë U21. Kemi një evropian që duam ta fitojmë dhe që është objektivi im. Më pas të shohim’.

I lindur në Cagliari në 2004 dhe i transferuar në Gubbio për të ndjekur babain e tij futbollist, Tresoldi u spostua me familjen në Gjermani në 2017 kur ishte 13 vjeç, pikërisht në Hannover ku u formua te ekipet e moshave të skuadrës  lokale deri në debutimin e tij në Bundesliga 2 në 2022. Në verën e 2025 u transferua te Club Brugge me të cilin fitoi kampionatin belg dhe Superkupën.

Top Channel