Në varrezat e fshatit Shipol, në Mitrovicë, janë zbuluar mbetje eshtërore njerëzore gjatë hetimeve për personat e zhdukur në luftën e viteve 1998-1999.
Të lidhura
None found
Policia njoftoi se Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës, së bashku me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, zbatoi urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special. Urdhëresa parashihte zhvarrosjen, autopsinë dhe identifikimin.
Gjatë punës në terren u gjetën mbetje eshtërore, që dyshohet se i përkasin një viktime mashkull me nacionalitet kosovar.
Mbetjet u morën nga vendi i gjetjes dhe u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do të kryhen ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme për identifikim.






