PD mbledh grupin parlamentar në orën 12:00, Berisha do të mbajë fjalën në selinë blu

14 Tetor 2026 | 09:59

Partia Demokratike do të zhvillojë këtë të mërkurë, në orën 12:00, mbledhjen e Grupit Parlamentar në selinë e saj, në sallën “Pjetër Arbnori” lidhur me situatën e fundit të protestës të studentëve në Tiranë.

Sipas njoftimit të zyrës së medias dhe komunikimit të PD-së, në mbledhje do të mbajë fjalën kryetari i partisë, Sali Berisha.

Fjala e Berishës do të transmetohet drejtpërdrejt për mediat, ndërsa sinjali për transmetimin do t’u shpërndahet gazetarëve pak para nisjes së mbledhjes.

Partia Demokratike nuk ka bërë të ditura detaje të tjera mbi çështjet që do të diskutohen gjatë takimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Von der Leyen dënon sulmet me dronë ndaj anijeve pranë Bullgarisë: Deti i Zi, një front i ri i luftës ruse

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar sulmet me dronë ndaj anijeve tregtare pranë bregdetit të Bullgarisë të martën, duke bërë thirrje...
10:11 | 13/10/2026

Incidentet në Kuvend gjatë votimit të reformës territoriale, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut

Partia Socialiste ka kërkuar që të merren masa disiplinore ndaj deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, pas incidenteve të ndodhura në seancën...
13:26 | 09/10/2026

Rama reagon pas miratimit nga Parlamenti të reformës territoriale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X, disa orë pasi Kuvendi miratoi me 85 vota pro reformën e re administrativo-territoriale, e cila parashikon...
09:02 | 09/10/2026