Kurti: Sot do të marrim një vendim të rëndësishëm për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të mërkurë ka deklaruar se sot do të merret një vendim i rëndësishëm në lidhje me angazhimin e shtetit në mbrojtje të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kurti gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Qeverisë theksoi se t’i mbështesë 4 ish-krerët e UÇK-së të cilët Gjykata Speciale në Hagë i dënoi gjithsej me 81 vite burg.
“Siç kemi bërë prej fillimit të këtij procesi, Qeveria do të vazhdojë, me mjetet që i ka në dispozicion, t’i mbështesë të akuzuarit në procesin e Apelit, ku presim korrigjimin e kësaj padrejtësie”, tha Kurti.
Sipas tij, për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, duhet një strategji e mirëmenduar.
“Fillimisht duhet një analizë e thellë pas aktgjykimit në formën e tij të plotë që të veprojmë përpara”, tha Kurti.
“Në Apel na duhet suksesi, e për këtë gjë nevojitet organizim e strategji shtetërore e kombëtare. Prandaj sot do të marrim një vendim përkatës të rëndësishëm”, shtoi ai.
Gjenden mbetje mortore në Zhabar të Mitrovicës, dyshohet se i përkasin viktimave të luftës në Kosovë
Presidentja viziton familjen e Jakup Krasniqit, mban në prehër Gegën, nipin e ish-drejtuesit të UÇK-së
Policia gjen armë dhe municione të ndryshme në dy lokacione në Zubin Potok
- 09:48 Gjenden mbetje mortore në Zhabar të Mitrovicës, dyshohet se i përkasin viktimave të luftës në Kosovë
- 09:48 Do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, si paraqitet gjendja e të riut që iu dëmtua këmba
- 09:36 Kievi nën sulmin e raketave ruse, goditet centrali energjetik! 2 të vdekur dhe 21 të plagosur
- 09:35 Vjedhje me armë në Elbasan, 3 persona në kërkim! Në makinë gjenden veshje të ngjashme me uniformat e policisë
- 09:35 Polonia gjen një dron në Detin Baltik, nisin hetimet
- 09:26 Vrau reperin e njohur amerikan Tupac, autori dënohet me 40 vite burg