Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën në fshatin Shipol të Mitrovicës janë gjetur mbetje eshtërore të një personi që dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë.
Siç bëhet e ditur në njoftim, mbetjet janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedurat e tjera.
“Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, me datën 13.10.2026, kanë realizuar ekzekutimin e Urdhëresës të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special për Zhvarrosje, Autopsi dhe Identifikim në varrezat e fshatit Shipol të Komunës së Mitrovicës, ku kanë hasur në mbetje eshtërore të njeriut që dyshohen që i përkasin viktimës mashkull kosovar. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
-
Gërmime më Mitrovicë, gjenden eshtrat e së paku dy të zhdukurve gjatë luftës
-
Në varrezat në Mitrovicë të Veriut gjenden mbetje mortore, mund të jenë të viktimave të luftës
-
Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicën e Veriut
-
Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër
-
Konfirmohet prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar në Zubin-Potok