Policia ka zbardhur vjedhjen me armë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 12 tetorit në lagjen “5 Maji” në Elbasan.
Tre persona janë identifikuar dhe shpallur në kërkim, ndërsa pronari i automjetit të braktisur nga autorët është vënë nën hetim.
Sipas policisë, të dyshuarit janë M. M., 46 vjeç, banues në Lezhë, S. A., 27 vjeç, banues në Elbasan, dhe N. A., 21 vjeçe, banuese në Greqi.
Ata dyshohet se kanë hyrë në një banesë në lagjen “5 Maji” dhe, nën kërcënimin e armës, kanë vjedhur një shumë parash dhe telefona celularë.
Gjatë hetimeve, policia ka identifikuar edhe pronarin e automjetit që dyshohet se është përdorur nga autorët dhe më pas është braktisur. Bëhet fjalë për A. N., 30 vjeç, banues në Tiranë dhe i afërm i 46-vjeçarit të shpallur në kërkim. Për të ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.
Gjatë kontrollit në automjet, efektivët gjetën veshje të ngjashme me uniformat e Policisë, një thikë dhe një fenelinë.
Ndërkohë, vijojnë kërkimet për kapjen e tre të dyshuarve, si dhe hetimet për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në ngjarje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.
Elbasan/Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 12.10.2026, në lagjen “5 Maji”.
Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorë të dyshuar të vjedhjes me armë.
Vihet në hetim pronari i automjetit që braktisën autorët.
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë të DVP Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, si rezultat i punës hetimore, identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasit M. M., 46 vjeç, banues në Lezhë, S. A., 27 vjeç, banues në Elbasan dhe N. A., 21 vjeçe, banuese në Greqi.
Këta shtetas dyshohet se, gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 12.10.2026, nën kërcënimin e armës, kanë vjedhur një shumë parash dhe celularë në një banesë, në lagjen “5 Maji”, në Elbasan.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. N., 30 vjeç, banues në Tiranë, i afërm i 46-vjeçarit dhe pronar i automjetit që braktisën autorët.
Gjatë kontrollit në këtë automjet u gjetën veshje të ngjashme me uniformat e Policisë, një mjet prerës (thikë) dhe një fenelinë.
Vijojnë kërkimet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë rast kriminal dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net
Përplasjet Polici – Protestues/ (EMRAT) Arrestohen 16 studentë, procedohen 49 të tjerë
Zbardhet vendimi/ Ergys Agasi ka futur telefon…,informacioni operativ në SPAK që çoi në kontrollin e qelisë së tij
I drejtoi pistoletën, por arma nuk shkrepi/ Zbardhet tentativa e vrasjes, sherri nisi për një vajzë