Sociale
Pas nxënësve të “Partizanit”, edhe studentët e “Mjekësisë” bojkotojnë mësimin! Nisin marshimin drejt qendrës

Ka nisur protesta në disa lokacione në Tiranë. Pas gjimnazit “Partizani” dhe studentët e Mjekësisë, i janë bashkuar revoltës qytetare duke bojkotuar mësimin.
Ata janë mbledhur në rrugë, ndërsa pas kalimit pranë zonës së njohur si “Medreseja”, janë drejtuar nga qendra e Tiranës.
Reklamë
Edhe sot, studentët kanë thirrur protestë në orën 14:00, por revolta e të rinjëve ka nisur më herët dhe pritet të shihet se ku do pozicionohen studentët.
Ndërkohë ditën e djeshme protesta është karakterizuar nga tensione dhe dhunë, me 16 persona të arrestuar dhe 49 të proceduar.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




