VIDEO/ Studentët bojkotojnë mësimin në disa Fakultete dhe marshojnë në rrugët e Tiranës
Protesta që nisi të martën përballë Ministrisë së Arsimit, këtë të mërkurë i janë bashkuar nxënësit e gjimnazit ”Partizani”, po ashtu studentët e Mjekësisë, Ekonomikut të Politeknikut dhe të Shkencave të Natyrës , të cilët kanë bojkotuar procesin mësimor për t’iu bashkuar revoltës.
Të mbledhur në rrugë, ata po marshojnë në rrugët e Tiranës. Në disa fakultete u bojkotua mësimi dhe studentët u larguan edhe pse nuk pati organizime të mëtejshme.
Protesta e së martës para Ministrisë së Arsimit nisi paqësore, por u përshkallëzua në dhunë, me hedhje gurësh, vezësh dhe përplasje me policinë. Gjashtë persona mbetën të lënduar rëndë dhe u dërguan në spital, ndërsa një protestues u paraqit me shenja intoksikimi, por u largua pas trajtimit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të plagosurit janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë, Policia e Tiranës arrestoi 16 persona dhe procedoi penalisht 49 të tjerë për dhunë, dëmtime të institucioneve dhe shkatërrim të pronës publike e private.
PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?
Results
Vota totale: 10084

