Dhuna policore në protestë, Demokratët Europianë: Rama të mbajë përgjegjësi politike
Partitë Demokrate Europiane kanë shprehur shqetësimin për situatën e krijuar gjatë protestës së djeshme në Tiranë, ku u raportuan përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe persona të lënduar.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ata dënuan pamjet e dhunës të bëra publike, duke vënë në dukje veçanërisht rastin e një të riu me këmbë të thyer rëndë, i cili u transportua nga efektivët e policisë.
Në reagimin e tyre, ata i kërkojnë kryeministrit Edi Rama të marrë përgjegjësi politike për zhvillimet në vend, ndërsa theksojnë rëndësinë e sqarimit të rrethanave të ngjarjeve të raportuara gjatë protestës.
Postimi i plotë
Imazhet dhe videot që dalin nga Tirana janë thellësisht shqetësuese.
Të gjithë i kemi parë pamjet tronditëse të një të riu me këmbë të thyer rëndë, i cili po merret me vete nga oficerët e policisë.
Raportet për forcë të tepruar policore, përleshje të dhunshme dhe lëndime në të gjithë kryeqytetin ngrenë pyetje jashtëzakonisht serioze.
Edi Rama duhet të marrë përgjegjësi politike për atë që po ndodh. E ardhmja evropiane e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet mbi konfrontimin ose gërryerjen e besimit demokratik. Ajo kërkon dialog, llogaridhënie, respekt për të drejtat themelore dhe sundimin e ligjit.

