Pozoi mes rrënojave pas tërmetit 7.7 ballë, influencerja përballet me kritika të ashpra, reagimi i saj (VIDEO)

Influencerja Gracie Bon ka shkaktuar reagime të shumta në Panama pas publikimit të disa fotografive përpara ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë, që goditi vendin pak ditë më parë.
Në postimin e publikuar të dielën, ajo shfaqej duke pozuar përpara rrënojave, ndërsa në përshkrim theksonte se pasuritë materiale mund të rikuperohen, por jeta e njeriut është e paçmuar. Ajo u bëri thirrje ndjekësve të vlerësojnë atë që kanë dhe të ndihmojnë njerëzit e prekur nga fatkeqësia natyrore.
Megjithatë, publikimi i saj shkaktoi kritika, me shumë përdorues që vunë në pikëpyetje zgjedhjen për të pozuar përpara një zone të shkatërruar nga tërmeti. Reagimet u përqendruan te mënyra se si u prezantua ngjarja dhe te përshtatshmëria e fotografive në një moment kur shumë familje po përballen me humbjen e banesave.
Pas polemikave, Gracie Bon publikoi një video të re në Instagram, ku shpjegoi se kishte shkuar në zonën e prekur për t’u shpërndarë furnizime familjeve dhe për t’i ndihmuar ato të rindërtonin jetën e tyre. Ajo mohoi se qëllimi i saj kishte qenë thjesht realizimi i një seti fotografik, duke argumentuar se synonte të tërhiqte vëmendjen e publikut ndaj situatës së familjeve të mbetura pa shtëpi.
“Ka njerëz që zemërohen më shumë nga një fotografi sesa kur shohin familje që humbasin gjithçka”, shkroi influencerja, duke u bërë sërish thirrje ndjekësve të ofrojnë ndihmë për Panamanë.
/vizionplus.tv




