Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, u ka bërë thirrje qytetarëve, prindërve, mësuesve dhe pedagogëve që t’u bashkohen studentëve në protestën e sotme, duke kërkuar mbështetje sa më të gjerë për të rinjtë.
Përmes një mesazhi, Koçeku thekson se studentët do të dalin sërish në shesh me vendosmëri edhe më të madhe se një ditë më parë.
“Sot, studentët dalin sërish në shesh, me vendosmërinë e tyre edhe më të fortë se dje”, shprehet ajo, duke ftuar të gjitha kategoritë e shoqërisë që të bëhen pjesë e protestës.
Thirrja vjen pas protestës së 13 tetorit para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, e cila u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe policisë, shoqërime dhe të lënduar.
Koçeku kërkon që reagimi i studentëve të mos mbetet vetëm një kauzë e të rinjve, por të marrë mbështetjen e prindërve dhe të komunitetit arsimor, në një moment kur protestuesit ngrenë shqetësime për problematikat në arsim dhe të ardhmen e të rinjve në Shqipëri.
https://www.facebook.com/share/r/18svyr4Dwk/












