Përfundon me sukses ndërhyrja kirurgjikale e Papa Leos, Vatikani: Gjendja shëndetësore është e mirë
Ndërhyrja kirurgjikale e Papa Leos të martën për të hequr një tumor të vogël në njërën nga mushkëritë e tij shkoi me sukses dhe sipas planit, tha Vatikani, rreth shtatë orë pasi Papa u shtrua në spital për problemin e parë të madh shëndetësor të mandatit të tij 17-mujor.
Leo, 71 vjeç, u trajtua në spitalin Gemelli të Romës për heqjen e nyjës së vogël, për të cilën Papa tha të dielën se ishte vërejtur herët gjatë një kontrolli të kohëve të fundit.
“Procedura u përfundua me sukses, brenda afatit të pritur dhe siç ishte planifikuar”, thuhej në një deklaratë të shkurtër të Vatikanit të lëshuar të martën vonë, e cila nuk ofroi detaje të mëtejshme.
Leo u largua nga Vatikani përpara operacionit pak para orës 13:00 sipas orës lokale në Romë dhe u pa duke përshëndetur nga pjesa e pasme e një SUV-i të zi ndërsa konvoji i tij udhëtoi rreth 9 km në veri të Vatikanit drejt Gemelli-t.
Me të mbërritur në spital, Leo shtrëngoi duart me disa zyrtarë, eci përpara një turme dashamirësish që e priste, disa prej të cilëve bërtisnin ‘Auguri’ dhe u drejtua nga hyrja kryesore.
Ndërhyrja kirurgjikale e së martës duhet të ndihmojë në përcaktimin nëse tumori është malinj ose çfarë trajtimi të mëtejshëm nevojitet, sipas ekspertëve mjekësorë. Vatikani nuk tha se çfarë testesh ishin kryer në nyjëz në deklaratën e tij të mbrëmjes.
Vatikani ka thënë se Papa pritet të qëndroj në spital për rreth një javë. Të gjitha ngjarjet e tij publike janë anuluar deri më 20 tetor.
Meloni: Marrëveshja SHBA-Rusi për naftën është zgjedhje shumë e rrezikshme
Trump shpërndan videon me inteligjencë artificiale, shfaqet i përqafuar me një tigër! Shkakton reagime
Fitore gjyqësore për CNN, MS NOW dhe Politico pas përplasjes me Trump, ruajnë aksesin në Shtëpinë e Bardhë
- 10:41 Meloni: Marrëveshja SHBA-Rusi për naftën është zgjedhje shumë e rrezikshme
- 10:36 Studentët e Mjekësisë i bashkohen bojkotit, dalin në protestë
- 10:36 Trump shpërndan videon me inteligjencë artificiale, shfaqet i përqafuar me një tigër! Shkakton reagime
- 10:33 Fitore gjyqësore për CNN, MS NOW dhe Politico pas përplasjes me Trump, ruajnë aksesin në Shtëpinë e Bardhë
- 10:27 Luis Enrique para përballjes me “The Citizens”: Man City i meritonte trofetë, shpresoj t’i shmangin sanksionet
- 10:25 Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete