• Kontakt
Wednesday, October 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Agbes “fitoi” tenderin 16 mln euro, Karakaçi fshehu “flamurin e kuq” dhe “inaguroi” rrugën e Ksamilit

10:49 : 14/10/2026
në AKTUALITET, INVESTIGATIONS, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në korrik të këtij viti, Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, u shfaq me pozita triumfatori, kur deklaroi se punimet për zgjerimin e rrugës së Ksamilit kishin përfunduar.

I shoqërua nga vartësit e tij, Karakaçi kreu videon e radhës propagandistike, në të cilën deklaroi se: “Punimet për zgjerimin e rrugës hyrëse në Ksamil kanë përfunduar. Tashmë ky segmenti i parë i kësaj vepre është i hapur për qarkullimin e automjeteve duke lehtësuar ndjeshëm lëvizje”.

Natyrisht, rruga nuk ka përfunduar ende, por për qeveritarët e kryeministrit Edi Rama është shumë e rëndësishme të shfaqen në mënyrë periodike në media, për të bindur qytetarët se ata po punojnë sa më mirë.

Në foto: Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, duke “inaguruar” një pjesë të zgjerimit të rrugës së Ksamilit

Megjithatë, Karakaçi, ashtu siç edhe pritej, nuk ka asnjë qëndrim për mënyrën se si u realizua tenderi me një vlerë më shumë se 16 milionë euro. Të dhënat e konsultuara nga “Boldnews.al” tregojnë se procedura e prokurimit publik, e zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, “skuq” nga flamujtë e dyshimit.

Lexo edhe:

Del harta, si do të jetë hyrja veriore e Tiranës që shmang Kthesën e Kamzës

“Bela e ka vënë Karakaçin”/ Drejtori i AKBN-së takime me Ballukun deri në fund të gushtit: Do t’i çoj të fala…

Tenderi me flamur të kuq

Në prill të vitit 2024, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) shpalli procedurën “Zgjerimi i rrugës së Ksamilit”, me fond limit 1.666.361.655 lekë të reja. Ishte koha kur Ministria e Infrastrukturës drejtohej nga Belinda Balluku, ndërsa ARRSH-ja nga Gentian Gjyli, dy zyrtarë të lartë që tashmë janë pjesë e të njëjtës dosje hetimore të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për abuzime me tendera publikë.

Në foto: Tenderi për zgjerimin e rrugës së Ksamilit

Në garë rezulton se kanë marrë pjesë 10 operatorë ekonomikë. Në përfundim, ARRSH-ja, skualifikoi plot 7 prej tyre, një pjesë e të cilëve me ofertën më të ulët.

Tenderin e fitoi një prej tre operatorëve ekonomikë që mbetën në garë, një bashkim operatorësh që drejtohet nga “Agbes Construction”, dhe me pjesëmarrjen e “Balili Konstruksion” e “Arti” shpk. Portali informativ i specializuar për prokurimet publike, “open.procurement”, e ka listuar tenderin 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës së Ksamilit me “flamur të kuq”.

Ky përcaktim nuk përbën domosdoshmërisht aferë korruptive, pasi kjo mund të vërtetohet vetëm mbi bazën e një hetimi të mundshëm penal nga autoritetet e drejtësisë.

Megjithatë, “open.procurement” e ka vendosur tenderin 16 milionë euro në listën e “flamujve të kuq”, me shënimin: “Skualifikim i ofertave me vlerë më të ulët”.

Karakaçi

Detajet e procedurës së dyshimtë nuk kanë hyrë aspak në radarin e ministrit të Infrastrukturës, Enea Karakaçi. Ai u shfaq në mesin e korrikut në Ksamil vetëm për të dhënë imazhin se çdo gjë shkon në rregull. Madje, ai u përpoq të tregojë se qeveria ku ai bën pjesë është shumë e ndjeshme ndaj natyrës.

Në foto: Projekti për zgjerimin e rrugës së Ksamilit

“Në këtë projekt, krahas zgjerimit të segmentit rrugor të Ksamilit, i është kushtuar një vëmendje e veçantë edhe mjedisit. Kemi patur një vëmendje shumë të veçantë edhe për sa i përket aspektit mjedisor të projektit, duke qenë se sigurisht që lidhemi edhe me pjesën e Butrintit, kështu që ka patur një vëmendje të shtuar nga pikëpamja mjedisore”, tha Karakaçi.

Deklaratat e Karakaçit, me shumë mundësi, janë dukur shumë butaforike për banorët e Ksamilit dhe ata që jetojnë pranë Butrintit. Qytetarët e zonës, prej disa vitesh, po shohin se si po betonizohet bregdeti i mrekullueshëm me “pika të voçkla” resortesh e fshatesh turistike, të miratuar nga shefi më i lartë i Karakaçit, kryeministri Edi Rama.

Etiketa: AbgesAgbes ConstructionAutoriteti Rrugor ShqiptarEnea Karakaçi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Del harta, si do të jetë hyrja veriore e Tiranës që shmang Kthesën e Kamzës

20:35 : 12/10/2026
AKTUALITET

“Bela e ka vënë Karakaçin”/ Drejtori i AKBN-së takime me Ballukun deri në fund të gushtit: Do t’i çoj të fala…

20:57 : 28/09/2026
AKTUALITET

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

21:06 : 25/07/2026
AKTUALITET

Konflikti Ademi-Pacolli për aeroportin e Vlorës, Karakaçi: Do i penalizojmë

14:55 : 22/05/2026
AKTUALITET

Karakaçi gjen zgjidhje tjetër për trafikun në autostradën Tiranë-Durrës: Do shembim mbikalimin e Rinasit

14:00 : 22/05/2026
AKTUALITET

Ndërtimet kaotike në Shqipëri/ Braçe: Mungojnë kontrollet dhe standardet. Karakaçi: Po bëjmë ligj të ri

13:20 : 21/05/2026
Para

Protesta e studentëve/ Demokratët europianë: Dhuna e shtetit ndaj të rinjve është shqetësuese! Kjo nuk është Europa

TË GJITHA

Protesta studentore, reagon delegacioni i BE në Tiranë: Policia të veprojë në mënyrë proporcionale

13:16 : 14/10/2026

Hidhet gaz lotsjellës, policia shpërndan me dhunë studentët/ VIDEO

13:10 : 14/10/2026

“Po protestoja paqësisht!”/ Protesta te Ministria e Arsimit, policia shoqëron disa vajza

13:06 : 14/10/2026

Ndërhyn policia, shoqërohen disa të rinj, studentët largohen nga Ministria e Arsimit

12:53 : 14/10/2026

E rëndë në Shkozë/ 35-vjeçari i vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses, humbin jetën bashkëshortët

12:44 : 14/10/2026

Përplasje mes efektivëve dhe studentëve, hidhet ujë me presion për shuarjen e zjarrit, disa të shoqëruar

12:36 : 14/10/2026

‘Gjuhët e Huaja’ në Universitetin e Shkodrës bojkotojnë auditoret

12:29 : 14/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com