E mërkurë, 14 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

ZYRTARE/ Zbulohen gjyqtarët e Egnatia – Midtjylland në Conference League

Egnatia përgatitet për një sfidë të rëndësishme në Conference League, teksa këtë të enjte do të përballet me danezët e Midtjylland në stadiumin “Air Albania”, në orën 18:30.

Ndërkohë, janë zbuluar edhe emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë përballje.

Reklamë

UEFA ka caktuar një trupë austriake, me Stefan Ebner që do të jetë arbitri kryesor i takimit.

Ai do të asistohet nga Martin Hofler dhe Maksimilian Kolbitsch, ndërsa Julian Weinberger do të jetë arbitri i katërt.

Reklamë

Në sistemin VAR do të jenë Harald Lechner dhe Alain Sadikovski.

Skuadra rrogozhinase synon të bëjë një paraqitje pozitive në këtë përballje evropiane, ku çdo detaj mund të jetë vendimtar për fatin e ndeshjes.

Egnatia – Midtjylland, këtë të enjte, ora 18:30, në kryeqytet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.