Elson Himallari la gjurmën e tij në derbin e kryeqytetit, duke shënuar golin e vetëm të Partizanit. Sulmuesi 17-vjeçar realizoi pas një inkursioni fantastik të Xhuliano Skukës.
Të lidhura
None found
Pas humbjes, Himallari publikoi një mesazh në rrjetet sociale për skuadrën dhe tifozët. “Derbi i kryeqytetit dhe goli im i parë si profesionist. Jo rezultati që deshëm, por një moment që do ta kujtoj gjithë jetën. Falë Zotit, ky është vetëm fillimi”, shkroi ai.
Himallari konsiderohet një prej talenteve më të mëdhenj të Partizanit dhe është gjithashtu pjesë e Shqipërisë U19.






