Vijon dita e protestës së studentëve, nis marshimi dhe i Politeknikut, Juridikut, Ekonomikut dhe Shkencave

14 Tetor 2026 | 11:10

Studentët në Tiranë kanë vijuar këtë të mërkurë bojkotin e mësimit dhe protestat, një ditë pas demonstratës që zgjati rreth nëntë orë dhe u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit.

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë dalë në protestë dhe kanë nisur marshimin, ndërsa grumbullime janë raportuar edhe te Fakulteti i Ekonomisë dhe Universiteti Politeknik i Tiranës.

Në reagim janë përfshirë edhe gjimnazistë. Gjatë zhvillimeve janë djegur kosha mbeturinash, ndërsa situata vijon të ndiqet në terren.

Protesta e së martës nisi para Ministrisë së Arsimit dhe më pas u shtri në zona të tjera të kryeqytetit. Gjatë saj u regjistruan përplasje mes studentëve dhe policisë, si dhe incidente e dëmtime të pronës.

Bojkoti i kësaj të mërkure vjen pas thirrjes së bërë një ditë më parë për mobilizimin e studentëve. Vijimi i protestave në disa institucione arsimore pritet të tregojë shtrirjen e reagimit studentor gjatë ditës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një ditë pas protestës 9-orëshe në Tiranë, gjimnazistët e “Partizanit” bojkotojnë mësimin

Një ditë pas protestës së studentëve, e cila zgjati rreth 9 orë në Tiranë dhe u shoqërua me përplasje, tensione dhe akte dhune, reagimi ka...
10:02 | 14/10/2026

6 efektivë të lënduar nga protesta, arrestohen 16 persona dhe procedohen 49 të tjerë! Policia jep detajet

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me shoqërimet në polici të të rinjve që morën pjesë në protestën e së martës...
10:01 | 14/10/2026

6 persona në spital pas lëndimeve nga protesta e djeshme, Ministria e Shëndetësisë: Po marrin trajtimin e nevojshëm

Në Spitalin Universitar të Traumës vijojnë të marrin kujdes shëndetësor 6 persona të lënduar gjatë protestës së ditës së djeshme, ku tre janë kalimtarë dhe...
10:00 | 14/10/2026