Skandal në Angli, kryeministri nën presion për lidhjet me Manchester Cityn

Një çështje e re ka shkaktuar polemika në Britaninë e Madhe për marrëdhëniet mes kryeministrit Andy Burnham dhe drejtuesve të Manchester Cityt. Sipas një investigimi të tabloidit The Sun, kreu i qeverisë dyshohet se ka minimizuar kontaktet e tij me presidentin e klubit, Khaldoon Al Mubarak.

Sipas dokumenteve të siguruara nga gazeta, Burnham, në kohën kur ishte kryetar i bashkisë së Mançesterit të Madh, ishte i ftuar në disa aktivitete të organizuara nga klubi në stadiumin “Etihad”.

Në gusht të vitit 2017, ai mori pjesë në një darkë me vlerë 338 paund, ndërsa në prill 2018 ishte i ftuar në derbin e Mançesterit, me përfitime të vlerësuara në 699 paund. Një muaj më vonë, klubi i siguroi gjithashtu dy bileta për koncertin e Ed Sheeran, me vlerë 150 paund.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në total, përfitimet arrinin në afro 1.200 paund, rreth 1.380 euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, Burnham kishte deklaruar se takimi i vetëm domethënës me Al Mubarak ishte zhvilluar në vitin 2021. Autoriteti i Mançesterit të Madh konfirmoi se kryeministri kishte qenë mysafir i klubit në disa raste, por këmbënguli se takimi i vetëm zyrtar me presidentin ishte zhvilluar në tetor 2021.

Opozita kërkon shpjegime të mëtejshme. Deputeti Robert Jenrick e akuzoi Burnhamin se kishte mashtruar opinionin publik, ndërsa përfaqësuesi konservator Louie French kërkoi transparencë mbi përmbajtjen e bisedimeve.

Çështja merr rëndësi të veçantë për shkak se Manchester City përballet me mbi 100 akuza për shkelje të pretenduara të rregullave financiare të Premier League. Klubi i ka mohuar vazhdimisht akuzat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?