Lajmi i fundit

LIVE - 'Rama jepe dorëheqjen!' Studentët bojkotojnë auditoret po marshojnë në rrugë: Revolucion!

Protesta e studentëve në Tiranë/ Policia rrahu brutalisht edhe kalimtarë të rastit

Protesta e studentëve në Tiranë/ Policia rrahu brutalisht edhe kalimtarë të rastit

10:45, 14/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas policisë edhe ministria e Shëndetësisë pranon dhunën brutale që policia ka ushtruar dje duke shkelur procedurat dhe tejkaluar kompetencat.

Në një njoftim të ministrisë së Shëndetësisë neë spital të plagosur nga dhuna e policisë janë dhe 3 kalimtarë.

Njoftimi

Përditësim mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së djeshme

Në Spitalin Universitar të Traumës vijojnë të marrin kujdes shëndetësor 6 persona të lënduar, nga të cilët:

* 3 kalimtarë, në gjendje të mirë shëndetësore, të cilët vijojnë qëndrimin në spital. Njëri prej tyre po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

* 3 protestues, gjithashtu në gjendje të mirë shëndetësore. Dy prej tyre do të vijojnë qëndrimin në spital, ndërsa për personin e tretë po kryhet vlerësimi mjekësor për të përcaktuar nëse nevojitet shtrimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco