Pas Tiranës, edhe studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan kanë bojkotuar mësimin në shenjë proteste.
Studentët i janë bashkuar kështu reagimit që ka nisur në disa fakultete, duke ndërprerë procesin mësimor për të shprehur pakënaqësitë e tyre. Bojkoti vjen në një kohë kur studentët në Tiranë kanë dalë gjithashtu në protestë, duke kërkuar vëmendje për shqetësimet e tyre dhe adresimin e problematikave që kanë ngritur.
Protesta pritet të shoqërohet me zhvillime të mëtejshme, ndërsa mbetet për t’u parë nëse bojkotit do t’i bashkohen edhe studentë nga fakultete të tjera.