Sport

Përballë ka PSG-në e Luis Enrikes, Enco Mareska: Duhet ndeshja perfekte!

Trajneri i Mançester Sitit, Enzo Mareska, mezi pret këtë përballje të veçantë, pasi PSGja, fituese e dy edicioneve të fundit të Champions League, do të zbresë në “Etihad” të mërkurën në mbrëmje, për një ndeshje të fazës së ligës. “Mesazhi për ndeshjen e nesërme (sotme) është shumë i thjeshtë: na duhet një ndeshje perfekte, sepse në këtë moment ata janë skuadra më e mirë në Europë. Kanë fituar dy edicionet e fundit të Champions League dhe kjo tregon sa të mirë janë!”, deklaroi trajneri italian në konferencën për shtyp.

“Na duhet një ndeshje perfekte, por, në të njëjtën kohë, mendoj se, nëse japim maksimumin, mund t’i mposhtim dhe të jemi të lumtur në fund!” “Jam i emocionuar për ndeshjen e nesërme (sotme), sepse kam qenë këtu gjatë sezonit kur Mançester Siti fitoi tripletën. E di që netët e Champions League janë të veçanta dhe shpresoj që edhe e nesërmja (sotmja) të jetë e tillë. Mendoj se, pa dyshim, jemi një skuadër e mirë! Për këtë nuk kam asnjë dyshim. Por ku ndodhemi aktualisht në krahasim me PSG-në? Sinqerisht, nuk e di. E di sa e fortë është ajo skuadër, sepse në dy vitet e fundit ka fituar dy edicionet e fundit të Champions League. Kjo tregon nivelin e saj. Megjithatë, nuk e di nëse jemi pranë tyre, larg tyre apo se ku qëndrojmë në raport me ta. Por një gjë është e sigurt, jemi një skuadër e mirë”, tha ai.

LEXO EDHE: ‘Lamine Yamal është më i miri në botë’, Pau Cubarsi i prerë: Meriton të fitojë ‘Topin e Artë’

Ndryshe nga Mançester Siti, që ka regjistruar rezultate perfekte në Premier League, PSG-ja e ka nisur sezonin më ngadalë se zakonisht, duke fituar vetëm tri nga gjashtë ndeshjet e para në Ligue 1.

Megjithatë, duke pasur parasysh diferencën e madhe në cilësi me pjesën tjetër të kampionatit francez, Champions League pritet të jetë objektivi kryesor i skuadrës pariziene, ashtu siç ka ndodhur edhe në dy sezonet e fundit.

LEXO EDHE: Chelsea i hapur për të shitur yllin e mbrojtjes, PSG futet menjëherë në garë