E mërkurë, 14 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Nis revolta, studentët shkulin sërish kangjellat e hekurit para Ministrisë së Arsimit

Studentët janë rikthyer këtë të mërkurë në protestë përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në ditën e dytë të tubimit. Në protestë janë grumbulluar studentë nga Universiteti i Mjekësisë, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Universiteti Politeknik, Fakulteti i Drejtësisë dhe institucione të tjera të arsimit të lartë.

Situata është tensionuar, teksa protestuesit kanë nisur të hedhin mjete piroteknike në drejtim të godinës së Ministrisë së Arsimit. Përpara institucionit janë pozicionuar edhe forcat e policisë, në përpjekje për të menaxhuar situatën.

Reklamë

Gjatë protestës, studentët kanë shkulur sërish kangjellat metalike të vendosura përgjatë rrugës, si dhe kanë marrë gurë dhe sende të tjera, të cilat i kanë hedhur në drejtim të policisë dhe godinës së ministrisë.

Protesta e sotme vjen pas përplasjeve të një dite më parë mes protestuesve dhe policisë, të cilat u shoqëruan me përdorim të gazit lotsjellës, persona të lënduar dhe dëmtime të pronës publike. Studentët kanë paralajmëruar vijimin e tubimit, ndërsa situata para Ministrisë së Arsimit mbetet e tensionuar.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.