Hoze Murinjo rikthehet në Romë. “Special One” do të zbresë sërish në stadiumin “Olimpico” të mërkurën në mbrëmje, kësaj here si kundërshtar, në rolin e trajnerit të Real Madridit. Gjithçka është gati për ndeshjen e raundit të dytë të fazës së ligës së Championsit, të cilën trajneri portugez e prezantoi me këto fjalë: “Në dy ndeshjet e para të Championsit kemi përballur dy skuadrat më të mira të Italisë, fi llimisht Interin dhe tani Romën. Gasperini ka bërë një punë të shkëlqyer prej vitesh. Jemi përgatitur për parimet e lojës së Romës, edhe pse e dimë se mund të paraqesin diçka ndryshe.
Ata e dinë se skuadrat me fanellat e bardha nuk janë kundërshtarë të lehtë. Edhe ne jemi përgatitur të reagojmë ndaj situatave të ndryshme, por gjëja më e rëndësishme është ajo që duam të bëjmë ne”. Për Murinjon, kjo përballje do të jetë e veçantë. “Gjatë 90 minutave, unë dhe tifozët e Romës do të jemi kundërshtarë. Por nuk do të jemi kurrë armiq, vetëm kundërshtarë. Gjatë ndeshjes nuk ka vend për dyshime: si unë, ashtu edhe Roma duam të fi tojmë”.
Kur u shkarkua nga Roma, Murinjo nuk pati mundësinë t’u jepte lamtumirën tifozëve verdhekuq. “Ky është realiteti i jetës dhe i futbollit. Ndoshta nesër do të kem mundësinë të ndiej dashurinë e njerëzve dhe do të përpiqem të përmbahem, edhe pse nuk e di nëse do t’ia dal. Jam trajtuar mirë në shumë klube, por tifozët e Romës janë padyshim njerëz të veçantë”.
Murinjo: Më dhemb zemra kur shoh Viniciusin në atë gjendje
Real Madridi vjen në këtë përballje mes një atmosfere të tensionuar, pas përjashtimit me karton të kuq të Viniciusit në fi toren kundër Vijarealit dhe protestave të Murinjos, i cili nuk u paraqit në konferencën për shtyp pas ndeshjes. “Më dhembi zemra kur e pashë Viniciusin në atë situatë. Është një djalë i lumtur, që punon shumë, por që ende nuk e ka përjetuar kënaqësinë e të qenit vendimtar këtë sezon. Do të shohim nëse do t’ia dalë në ndeshjet e ardhshme”, u shpreh trajneri portugez. – “Nuk dua të fl as për arbitrat. Ata bëjnë më të mirën e tyre, por jemi shumë të zhgënjyer nga kjo situatë”, shtoi Orelie Tçuameni, i cili ishte në krah të trajnerit gjatë konferencës për shtyp.


