Policia ka filluar ndërhyrjen ndaj studentëve protestues në rrugën e Durrësit para Ministrisë së Arsimit.
Të rinjtë i vunë flakën kazanëve të mbeturinave mes rrugës, ndërsa raportohet edhe për disa persona të shoqëruar nga policia.
Sakaq, u aktivizua dhe autoboti i ujit që hodhi ujë për të shpërndarë turmën dhe për të fikur zjarret.













