Policia shpërndan protestuesit me ujë me presion, lirohet rruga para Ministrisë së Arsimit
14/10/2026 12:54
Policia ka arritur të shpërndajë protestuesit e mbledhur para Ministrisë së Arsimit, pas ndërhyrjes me autobotin e ujit me presion.
Për të mundësuar kalimin e autobotit, efektivët e Policisë kanë zhbllokuar rrugën, e cila ishte bllokuar nga protestuesit me kangjella të shkulura. Pas hapjes së rrugës, autoboti ka nisur hedhjen e ujit me presion për shpërndarjen e protestuesve.
Ndërkohë, Policia ka nisur shoqërimin e disa prej protestuesve, ndërsa situata është tensionuar gjatë ndërhyrjes së efektivëve para Ministrisë së Arsimit.
Top Channel