Lajmi i fundit

LIVE - 'Dorëheqje!' Studentët bojkotojnë auditoret, revoltë para ministrisë së Arsimit! Ndërhyn policia, ka arrestime

Shikoni LIVE - Policia nis reprezaljet/ Ndërhyn me gaz lotsjellës ndaj studentëve, nisin arrestimet e para

12:54, 14/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta përpara Ministrisë së Arsimit ka agravuar me dhunën e Policisë ka ndërhyrë në mënyrë barbare, duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë studentët.

Policia tashmë po bën edhe shoqërimet e para, ku efektivët kanë shoqëruar disa nga protestuesit, mes tyre dhe një vajzë e cila ka kërkuar të lajmërohet prindi i saj.

Efektivët kanë ngritur kordon policor, duke shpërndarë protestuesit.

Tashmë studentët janë tek Sheshi Skënderbej, pas zhvendosjes nga Rruga e Durrësit. Ndërsa, protestuesit vijojnë që të bëjnë rezistencë.

“Nuk ju vjen turp”, ishin thirrjet e studentëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco