Policia reagoi me forcë edhe sot ndaj studentëve protestues para ministrisë së Arsimit. Policia ka përdorur gaz lotsjellës, ujëhedhëse dhe tymuese për të shpërndarë studentët e revoltuar.
Aksioni i forcave të ndërhyrjes së shpejtë pati pasoja më të rënda për disa vajza të cilat ishin në anë të rrugës së Durrësit dhe po protestonin paqësisht kur u sulmuan me gazlotsjellës nga një polic.














