Protesta para Ministrisë së Arsimit, reagon delegacioni i BE: Të gjitha palët të ulin tensionet

14 Tetor 2026 | 13:07

Delegacioni i BE në Shqipëri ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me protestën e studentëve që për të dytën ditë po vijon para Ministrisë së Arsimit. Në reagim, delegacioni i BE ka komentuar edhe lidhur me dhunën e regjistruar teksa ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin.

Delegacioni thekson se veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore të protestuesve dhe gazetarëve. Gjithashtu u ka bëre thirrje palëve që të ulin tensionet.

“Ne shprehim shqetësim në lidhje me përshkallëzimin e dhunshëm të protestës në Tiranë.

Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Ne jemi në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve.

Presim që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, siç edhe presim që këto raste të hetohen me përparësi.

Inkurajojmë të gjitha palët të ulin tensionet.

Dialogu konstruktiv ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë është e vetmja rrugë përpara”, thuhet në reagimin e delegacionit të BE.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vijojnë tensionet në protestë, policia shoqëron disa protestues (VIDEO)

Situata në protestë vijon me tensione dhe përplasje të forta mes efektivëve të policisë dhe qytetarëve pjesëmarrës. Mësohet se forcat e rendit kanë ndërhyrë duke...
12:58 | 14/10/2026

Protesta e studentëve, policia apel: Distancohuni nga personat e maskuar që sulmojnë efektivët

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në protestën studentore në Tiranë të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga personat e maskuar, të cilët,...
12:51 | 14/10/2026

I vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses, humbin jetën 2 bashkëshortët! Arrestohet autori në Tiranë

Dy persona kanë humbur jetë tragjikisht pasi një 35-vjeçar i vuri zjarrin banesës së tyre në Tiranë. Autori mësohet se bashkëjetuesi i vajzës së viktimave...
12:37 | 14/10/2026