Mbaron mbledhja e qeverisë, Euronews Albania mëson komentin e parë të Ramës për protestën

14 Tetor 2026 | 13:07

Ka përfunduar mbledhja e qeverisë, e zhvilluar këtë të mërkurë në një kohë kur Tirana po përjeton ditën e dytë të protestës studentore.

Sipas gazetares së Euronews Albania, Eksiola Shehu, Kryeministri Edi Rama është shprehur gjatë mbledhjes se personat që kanë ushtruar dhunë gjatë protestës, sipas tij, nuk janë studentë. Po ashtu mësohet të ketë thënë se për pjesën tjetër të protestuesve, që sipas kryeministrit janë studentë, ka thënë se duhet të dëgjohen.

Mbledhja e qeverisë ishte parashikuar fillimisht të mbahej në orën 17:30, por agjenda u ndryshua dhe ajo u zhvillua më herët, pas zhvillimeve të fundit të lidhura me protestën.

Më herët, Rama u detyrua të hynte në godinën e Kryeministrisë nga hyrja e pasme, e përdorur nga stafi i mediave, pasi hyrja kryesore ishte blinduar në kuadër të protestës.

Ndërkohë, protesta studentore vijon në Tiranë, ku në ditën e dytë të saj janë regjistruar tensione dhe përplasje, ndërsa studentëve u janë bashkuar edhe gjimnazistë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli i Ministrave miraton disa vendime, Sadleva Bodo emërohet zyrtarisht drejtoreshë e Përgjithshme e Burgjeve

Këshilli i Ministrave është mbledhur këtë të mërkurë dhe ka miratuar një sërë vendimesh të rëndësishme që prekin fusha të ndryshme si dhe ka emëruar...
14:13 | 14/10/2026

Berisha konferenë për shtyp: Rama të jap dorëheqjen, rruga e vetme për të zgjidhur krizën

Partia Demokratike ka anuluar mbledhjen e grupit parlamentar, ndërsa deputetët demokratë i janë bashkuar protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Kreu...
12:57 | 14/10/2026

PD anulon mbledhjen e Grupit Parlamentar, deputetët do t’iu bashkohen protestuesve

Partia Demokratike ka njoftuar se ka anuluar mbledhjen e grupit parlamentar që do të zhvillohej në orën 12:00 në sallën “Pjetër Arbnori”. Mbledhja raportohej se...
12:23 | 14/10/2026