Lajmi i fundit

LIVE - 'Dorëheqje!' Studentët bojkotojnë auditoret, revoltë para ministrisë së Arsimit! Ndërhyn policia, ka arrestime

Dhuna brutale ndaj studentëve/ BE: Jemi të shqetësuar, veprimet e policisë të jenë proporcionale

Dhuna brutale ndaj studentëve/ BE: Jemi të shqetësuar, veprimet e policisë të jenë proporcionale

13:35, 14/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e dhunshëm të protestës së studentëve.

Në një reagim zyrtar, delegacioni thotë se është në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve.

Për këtë arsye, kërkon që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, ndërsa rastet e raportuara të hetohen me përparësi.

REAGIMI

Ne shprehim shqetësim në lidhje me përshkallëzimin e dhunshëm të protestës në Tiranë.

Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Ne jemi në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve.

Presim që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, siç edhe presim që këto raste të hetohen me përparësi.

Inkurajojmë të gjitha palët të ulin tensionet.

Dialogu konstruktiv ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë është e vetmja rrugë përpara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco