Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gërdeci/ Familjarët e viktimave letër të hapur kreut të GJKKO-së: Zgjidhni ngërçin, procesi ndaj Fatmir Mediut nuk mund të mbetet peng i rregullores

    Tronditet Interi, trajneri Chivu e konfirmon pas disfatës në Champions: Marr përgjegjësinë…

    Protesta tek Ministria e Arsimit/ Të rinjtë i vënë koshat e plehrave në mes të rrugës, i vënë flakën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Gërdeci/ Familjarët e viktimave letër të hapur kreut të GJKKO-së: Zgjidhni ngërçin, procesi ndaj Fatmir Mediut nuk mund të mbetet peng i rregullores
    Aktualitet

    Gërdeci/ Familjarët e viktimave letër të hapur kreut të GJKKO-së: Zgjidhni ngërçin, procesi ndaj Fatmir Mediut nuk mund të mbetet peng i rregullores

    October 14, 2026
    Gërdeci/ Familjarët e viktimave letër të hapur kreut të GJKKO-së: Zgjidhni ngërçin, procesi ndaj Fatmir Mediut nuk mund të mbetet peng i rregullores

    Familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit i janë drejtuar me një letër të hapur kryetarit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Erion Bani, duke i kërkuar të ndërhyjë për zgjidhjen e ngërçit të krijuar pas hyrjes në fuqi të Rregullores së re të Gjykatës, që sipas tyre ka sjellë bojkotimin e seancave nga avokatët dhe pezullimin e proceseve gjyqësore.

    Në letrën e tyre, familjarët shprehen se situata po ndikon drejtpërdrejt te procesi gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit, për të cilin thonë se presin drejtësi prej 18 vitesh. Ata theksojnë se krijimi i institucioneve të reja të drejtësisë u kishte dhënë shpresë se përgjegjësit për tragjedinë do të përballeshin me drejtësinë.

    Sipas tyre, edhe gjykimi ndaj Fatmir Mediut, që ka nisur prej më shumë se tre vjetësh dhe ende nuk ka përfunduar në shkallën e parë, po përballet me një tjetër pengesë. Ata shprehen se, përveç vonesave të deritanishme, procesi po zvarritet edhe për shkak të rregullores së re të Gjykatës, duke bërë që të dështojnë tri seanca radhazi.

    Familjarët thonë se është e pakuptueshme që një proces i pritur prej kaq shumë vitesh të mbetet peng i një mosmarrëveshjeje për përdorimin e telefonave celularë në sallat e gjyqit, ndërsa pasojat, sipas tyre, i vuajnë qytetarët që presin drejtësi.

    “Ne nuk po ju kërkojmë asnjë favor. Kërkojmë vetëm që ky proces të zhvillohet dhe të përfundojë”, thuhet në letrën e hapur.

    Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Gërdecit i kërkon kreut të GJKKO-së të ndërmarrë pa vonesë hapat e nevojshëm për rifillimin normal të proceseve gjyqësore, duke theksuar se nuk është e drejtë që të mbeten peng i këtij ngërçi dhe të përballen edhe një herë me shtyrjen e drejtësisë. 

    Ngërçi në Gjykatën e Posaçme nisi pas hyrjes në fuqi të Rregullores së re të brendshme, e cila vendosi kufizime të reja për përdorimin e telefonave celularë dhe pajisjeve elektronike në ambientet e gjykatës. Një pjesë e avokatëve e kundërshtuan rregulloren, duke argumentuar se ajo cenon ushtrimin e profesionit dhe vendos kufizime që nuk parashikohen në ligj.

    Si formë proteste, Dhoma Kombëtare e Avokatisë vendosi bojkotimin e seancave gjyqësore në GJKKO, duke bërë që një sërë procesesh të shtyheshin. Mes tyre është edhe gjykimi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i akuzuar në lidhje me tragjedinë e Gërdecit.

    Për shkak të mungesës së avokatëve, seancat nuk janë zhvilluar, duke sjellë vonesa të reja në procese që presin të përfundojnë prej vitesh. 

    Letra e plotë 

    I nderuar z. Kryetar,

    Ne, familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit, po ju drejtohemi publikisht për të shprehur shqetësimin tonë të thellë për situatën e krijuar në Gjykatën që ju drejtoni, si pasojë e kundërshtimeve ndaj Rregullores së re, të cilat kanë sjellë bojkotimin e seancave gjyqësore nga avokatët.

    Për ne, kjo situatë ka pasoja të drejtpërdrejta mbi një proces gjyqësor për të cilin kemi pritur 18 vjet.

    Më 15 mars 2008, në Gërdec humbën jetën 26 njerëz dhe u plagosën qindra të tjerë. Që prej asaj dite, ne kemi kërkuar drejtësi, kemi përballuar zhgënjime të shumta dhe kemi pritur me durim që institucionet të bëjnë detyrën e tyre.

    Krijimi i institucioneve të reja të drejtësisë na dha shpresë se më në fund do të mund të merrnim një përgjigje për përgjegjësitë lidhur me këtë tragjedi. Ne besuam te drejtësia e re dhe vazhdojmë të duam të besojmë tek ajo.

    Por sot, edhe gjykimi i Fatmir Mediut, i cili ka nisur prej më shumë se tre vjetësh dhe ende nuk ka përfunduar në shkallën e parë, po përballet me një tjetër pengesë. Sikur të mos mjaftonin të gjitha vonesat e deritanishme, tani procesi po zvarritet edhe për shkak të një rregulloreje të vetë Gjykatës, duke djegur sot seancën e tretë radhazi.

    Është e vështirë për ne të kuptojmë se si një çështje që ka pritur kaq gjatë për drejtësi duhet të presë përsëri, këtë herë për shkak të një mosmarrëveshjeje për telefonat celularë në sallat e gjyqit.

    Ne nuk mund të kuptojmë përse kjo mosmarrëveshje nuk gjen një zgjidhje, ndërkohë që pasojat i vuajnë qytetarët që presin drejtësi.

    Ne nuk po ju kërkojmë asnjë favor. Kërkojmë vetëm që ky proces të zhvillohet dhe të përfundojë.

    Slogani “Drejtësia e vonuar, drejtësi e mohuar” është tashmë një realitet që e jetojmë prej më shumë se 18 vjetësh.

    Të paktën, zgjidhja e ngërçit të fundit është në dorën e institucionit që ju drejtoni.

    Prandaj ju kërkojmë të ndërmerrni pa vonesë hapat e nevojshëm në mënyrë që të mundësohet rifillimi normal i proceseve gjyqësore.

    Nuk është e drejtë që të mbetemi peng i një ngërçi të tillë dhe të përballemi sërish me dyer të mbyllura.

    Me respekt,

    drejtësia për viktimat e Gërdecit Drejtësia shqiptare familjarët e viktimave Fatmir Mediu Gërdeci GJKKO Gjykata e Posaçme hetimet për Gërdecin kreu i GJKKO-së letra e hapur e familjarëve ngërçi në procesin gjyqësor përgjegjësia për Gërdecin procesi gjyqësor ndaj Fatmir Mediut shpërthimi i Gërdecit Tragjedia e Gërdecit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gërdeci/ Familjarët e viktimave letër të hapur kreut të GJKKO-së: Zgjidhni ngërçin, procesi ndaj Fatmir Mediut nuk mund të mbetet peng i rregullores

    October 14, 2026

    Tronditet Interi, trajneri Chivu e konfirmon pas disfatës në Champions: Marr përgjegjësinë…

    October 14, 2026

    Protesta tek Ministria e Arsimit/ Të rinjtë i vënë koshat e plehrave në mes të rrugës, i vënë flakën

    October 14, 2026

    “Special One” rikthehet në Olimpico, Mourinho: Unë dhe Roma kundërshtarë, por kurrë armiq

    October 14, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.