Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Shkodër bojkotojnë mësimin në solidaritet me studentët e Tiranës
Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Shkodrës kanë bojkotuar procesin mësimor, në shenjë solidariteti me protestën e studentëve në Tiranë.
Ata kundërshtojnë dhunën e ushtruar nga Policia gjatë tubimit të një dite më parë dhe shprehen se reagimi i tyre synon të sjellë ndryshime.
Studentët thonë se do të ndjekin zhvillimet në kryeqytet dhe u bëjnë thirrje edhe të rinjve të tjerë t’i bashkohen protestës.
“Sot, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, i kemi bojkotuar mësimet. Jemi përgjigjur në solidaritet me thirrjen e studentëve në Tiranë dhe do të vazhdojmë të shohim se si do të shkojnë gjërat. Shpresoj që atje të mos përkeqësohet më tej situata, sepse, siç e thashë edhe më parë, është bërë një makabër e vërtetë.
Policia nuk duhet të ushtrojë kurrë kaq shumë dhunë ndaj qytetarëve. Siç thonë edhe në ministri, policia është krijuar për të na mbrojtur dhe jo për të ushtruar dhunë, siç ndodhi dje. Kjo është krejtësisht e gabuar.
Sot kanë nisur edhe disa bojkotime në Tiranë nga nxënës të disa gjimnazeve dhe i përgëzoj ata që nuk kanë rënë pre e presionit që shteti ushtron ndaj studentëve. Do të kishte qenë shumë më mirë të shkonim në Tiranë, në mënyrë që të bëheshim sa më shumë”, është shprehur një student.
Momenti kur protestuesi nuk ndihet mirë, studentët i vijnë në ndihmë (VIDEO)
Përshkallëzohen tensionet në protestë, fishekzjarrë drejt policisë dhe gurë ndaj autobotit
Protesta para Ministrisë së Arsimit, reagon delegacioni i BE: Të gjitha palët të ulin tensionet
- 13:46 IEA paralajmëron: Çmimet e naftës në Evropë mund të rriten, kriza globale zgjatet deri në 2027-ën
- 13:38 Irani përgatitet për luftë me SHBA-në, fortifikon objektet bërthamore dhe stërvit civilët
- 13:37 Momenti kur protestuesi nuk ndihet mirë, studentët i vijnë në ndihmë (VIDEO)
- 13:34 BE-ja i jep Ukrainës 2.86 miliardë euro për dronë, raketa dhe sisteme mbrojtëse ajrore
- 13:27 Përshkallëzohen tensionet në protestë, fishekzjarrë drejt policisë dhe gurë ndaj autobotit
- 13:22 Zhduket anija me tre persona në Skoci, gjendet trupi i njërit prej anëtarëve