Ish-deputeti Artan Gaçi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku ishte paraqitur këtë të mërkurë.
Gaçi nuk ka pranuar të flasë për mediat pas daljes nga institucioni. Ai u largua pa dhënë deklarata për arsyet e paraqitjes në SPAK.
Sipas informacionit paraprak, ish-deputeti është paraqitur pa avokat në SPAK.
Kujtojmë se më prill 2025, GJKKO urdhëroi SPAK të regjistronte kallëzimin penal ndaj Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit.
Sipas raportimeve kallëzimi lidhej me dyshimet për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale, në lidhje me çështjen e pronave në Himarë.
Në qendër të çështjes është një sipërfaqe prej rreth 5,512 metrash katrorë në Gjilekë, për të cilën janë ngritur pretendime për parregullsi në dokumentacionin e pronësisë.
Gaçi kishte përfituar më pas statusin e investitorit strategjik për projektin e tij në këtë zonë.
Sipas kallëzimit t% depozituar në SPAK, Artan Gaçi dyshohet për falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale, ndërsa Olta Xhaçka është kallëzuar për shpërdorim detyre.
Ndërkohë në vitin 2023, SPAK kishte sekuestruar truallin prej 5,512 metrash katrorë në kuadër të hetimeve për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.














