Tokio deklaroi të mërkurën se i kishte kërkuar Moskës të garantonte "trajtim të drejtë dhe të paanshëm" për një gazetar japonez, i cili u arrestua nga Rusia nën dyshimin për spiunazh. Vitet e fundit, Rusia ka arrestuar disa shtetas të vendeve që ajo i cilëson si "jomiqësore", duke i akuzuar ata se punojnë për shërbimet e inteligjencës perëndimore. Ministria e Jashtme e Rusisë e identifikoi gazetarin të martën si Yuki Imai, nga gazeta "Hokkaido Shimbun"; një zëdhënëse tha se ai akuzohej për "kryerje të aktiviteteve të spiunazhit në territorin rus".