Protesta e studentëve në Tiranë, Ambasada Gjermane shpërndan qëndrimin e Delegacionit të BE-së

14 Tetor 2026 | 14:13

Ambasada Gjermane ka shpërndarë qëndrimin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri lidhur me protestën studentore që po zhvillohet në Tiranë.

Ambasada Gjermane mban të njëjtin qëndrim si Delegacioni i BE-së, i cili, në postimin e tij, ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e tensioneve mes forcave të rendit dhe të rinjve, ndërsa u ka bërë thirrje palëve të ulin tensionet.

Reagimi i plotë i Delegacionit të BE-së:

Ne shprehim shqetësim në lidhje me përshkallëzimin e dhunshëm të protestës në Tiranë.

Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Ne jemi në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve.

Presim që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, siç edhe presim që këto raste të hetohen me përparësi.

Inkurajojmë të gjitha palët të ulin tensionet.

Dialogu konstruktiv ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë është e vetmja rrugë përpara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli i Ministrave miraton disa vendime, Sadleva Bodo emërohet zyrtarisht drejtoreshë e Përgjithshme e Burgjeve

Këshilli i Ministrave është mbledhur këtë të mërkurë dhe ka miratuar një sërë vendimesh të rëndësishme që prekin fusha të ndryshme si dhe ka emëruar...
14:13 | 14/10/2026

Debat mes dy protestuesve, ndërhyjnë disa qytetarë (VIDEO)

Situata në protestë po vijon të jetë e tensionuar mes policisë dhe protestuesve. Mësohet se tensione janë regjistruar edhe mes protestuesve. Nuk dihet arsyeja e...
13:59 | 14/10/2026

Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Shkodër bojkotojnë mësimin në solidaritet me studentët e Tiranës

Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Shkodrës kanë bojkotuar procesin mësimor, në shenjë solidariteti me protestën e studentëve në Tiranë. Ata...
13:49 | 14/10/2026