Shkollat thërrasin urgjentisht prindërit pas largimit të nxënësve për protestë
Gjimnazi “Partizani” dhe disa shkolla të tjera të mesme kanë thirrur në mënyrë urgjente prindërit e nxënësve në mbledhje, pas largimit të disa të rinjve nga procesi mësimor për t’iu bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit.
Takimet janë zhvilluar rreth orës 13:30, ku prindërit janë vënë në dijeni për situatën dhe largimet e nxënësve nga ambientet shkollore. Drejtuesit e shkollave kanë theksuar rëndësinë e vijimit normal të mësimit dhe respektimit të procesit mësimor.
Nga ana e tyre, prindërit u kanë kërkuar institucioneve arsimore të ndërhyjnë për të menaxhuar situatën dhe për të parandaluar largimet e mëtejshme të nxënësve nga orët e mësimit, duke garantuar vijimin e rregullt të procesit mësimor.

