“A ka ardhur koha për një rikthim te Roma? Jo. Që të kthehem në Romë, po, te Roma jo”-kështu është shprehur Francesco Totti, tashmë në rolin e ambasadorit të Lega Serie A në eventin e prezantimit të albumit të ri ‘Calciatori Panini 2026/27’.
Më pas ish kapiteni legjendar i verdhekuqve flet për atë çfarë po jep Roma në fushën e lojës.
“Lojtari më i mirë te Roma? Nuk ka ndonjë në mënyrë të veçantë, në këtë moment mendoj se e gjithë skuadra po bën mirë, por nëse duhet të përmend një emër, them trajnerin Gasperini sepse po krijon një grup kompakt të bashkuar që po tregon se dëshiron të fitojë-shtoi Totti- a është kjo një Romë për titull apo i mungon diçka? Është një Romë që mund të konkurrojë për titullin. E dimë që Interi ka një marsh më shumë, por është një skuadër që të hap probleme”.
Totti vijoi më tej analizën e tij për Interin që në Ligën e Kampioneve pësoi humbjen e dytë radhazi.
“Jo, mund të humbasësh një ndeshje si në Evropë, si në kampionat-vijoi Totti-problemi është që në Itali kur humbet një ndeshje amplifikohet gjithçka. Inter është një skuadër e madhe, kompetitive, një skuadër që do të shkojë deri në fund si në Itali dhe në Evropë”.
Në fund, Totti tha fjalën e tij edhe për Lazion dhe për formën që ka shfaqur në këto javë të para të kampionatit
‘Të jem i sinqertë, askush nuk e prisja një Lazio të tillë e në fakt nuk e priste askush, as vetë Gattuso-tha Totti-por është. një skuadër e fortë, një skuadër që është aty në vendin e parë, kështu që i heq kapelen, sepse po bën mirë dhe është e drejtë që të jetë në atë pozicion”.